Qeveria e re malazeze shkarkon Artan Kurtin nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare
09 nëntor 2023
| 15:00
Qeveria e re e Malit të Zi në seancën e sotme ka shkarkuar Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë për Siguri Kombëtare (ANB), Artan Kurti, njoftoi pas seancës kryeministri Milojko Spajiq.
Kurti në korrik të vitit 2022, u emërua në detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare nga Qeveria e Dritan Abazoviqit.
Pas emërimit të Kurtit në këtë pozitë, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Rashko Konjeviq, në seancën e Qeverisë pati thënë se kishte informacione se Kurti ishte dënuar për tentim vrasje.
Kryeministri i atëhershëm, Dritan Abazoviq në atë kohë kishte theksuar se në dosjen penale nuk ka asgjë lidhur me Kurtin.