Qeveria e re serbe tërheq në heshtje projektligjet për Kosovën!

26 prill 2025 | 16:42

Dy projektligje të miratuara nga qeveria e mëparshme e Serbisë në tetor të vitit 2024, që kishin të bënin drejtpërdrejt me Kosovën, janë tërhequr në heshtje nga procedura parlamentare nga qeveria e re e udhëhequr nga kryeministri Gjuro Macut. Së bashku me këto, janë anuluar edhe 41 akte të tjera ligjore, raporton “KoSSev”.

Projektligjet e tërhequra synonin të shpallnin Kosovën si një “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale” dhe të krijonin një organ të veçantë gjyqësor për ndjekjen penale të atyre që shkelin të drejtat e serbëve të Kosovës – përfshirë edhe vetë serbët. Këto nisma ligjore ishin promovuar nga presidenti Aleksandar Vuçiq në shtator 2024, në kulmin e një krize të re politike në veri të Kosovës.

Megjithëse propozimet u formalizuan dhe iu dorëzuan parlamentit më 29 tetor 2024, qeveria e re, një ditë pas betimit më 16 prill 2025, njoftoi Asamblenë Kombëtare për tërheqjen e të gjitha projektligjeve të pezulluara nga qeveria pararendëse.

lg.php.gifDokumentet e siguruara nga “KoSSev” përfshijnë një listë prej 43 akteve të tërhequra, mes tyre edhe dy projektligjet për Kosovën, të titulluara si:

  • “Ligji për Organizimin dhe Juridiksionin e Autoriteteve Gjyqësore për Ndjekjen Penale të Krimeve të Kryera në Territorin e Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë”
  • “Ligji për Shpalljen e Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë si Zonë e Mbrojtjes së Veçantë Sociale” (këto janë emrat e vendosura nga qeveria serbe)

Në kohën e paraqitjes së tyre, presidenti Vuçiq kishte deklaruar se këto ligje ishin të nevojshme për mbrojtjen e popullsisë serbe në Kosovë, pas përshkallëzimit të tensioneve dhe mbylljes së institucioneve serbe në veri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, thotë se kryeministri në detyrë,…