Qeveria e rikthen vendosjen e maskës

12 gusht 2021 | 17:31

Qeveria e Kosovës me vendimin e fundit për parandalimin e rasteve të reja me Covid-19, ka vendosur ta rikthejë mbajtjen  e maskës.

Në vendimin e Qeverisë thuhet se bartja e maskës është e obligueshme, përjashto rastet kur ecni vetë në ambient të jashtëm, kur vraponi.

Vendimi i Qeverisë për bartjen e maskës:

Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç:

Gjatë ecjes në ambient të jashtëm, vetëm;

Gjatë ngasjes së automjetit, vetëm, apo në grup me jo më shumë se katër (4) persona.

Gjatë vrapimit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike;

Gjatë ngrënies apo pijes.

Në institucionet publike të Kosovës ndalohet hyrja e personave pa maska, si dhe obligohet bartja e tyre gjatë gjithë kohës brenda hapësirave të përbashkëta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK), Naser Ramadani,…