Qeveria e Serbisë i propozon Vuçiqit shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve

30 tetor 2023 | 23:22

Qeveria e Serbisë të hënën i ka dërguar presidentit të këtij vendi, Aleksandër Vuçiq, një propozim për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve për deputetë.

Siç ka raportuar Tanjug, ”mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare në rrethanat ekzistuese do të siguronte një shkallë më të lartë të demokracisë, duke reduktuar tensionet e krijuara midis opsioneve kundërshtare në shoqërinë serbe”.

Në Serbi raportohet të jetë rritur gjuha e urrejtjes në mes kundërshtarëve politikë.

Për këtë është ankuar edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, duke pretenduar se opozita e ofendon edhe për dukjen e buzëve të tij.

Në propozimin për shpërndarjen e parlamentit, ndër të tjera thuhet se kohët e fundit ka pasur kërkesa nga një pjesë e opinionit për shpalljen e zgjedhjeve të reja, të jashtëzakonshme për deputetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë Argita Berisha, vajza e Sali Berishës,…