Qeveria e Serbisë, mbledhje urgjente për Kosovën, shkon edhe Vuçiqi

02 nëntor 2020 | 08:51

Qeveria e Serbisë do të mbajë një seancë tematike të veçantë kushtuar Kosovës.

Mediat serbe raportojnë se në takim do të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Seanca e posaçme do të fillojë në orën 13.00 në Pallatin e Serbisë.

Kujtojmë se ai do të marrë pjesë gjatë ditës përmes një video-lidhjeje edhe në panelin brenda Forumit të 5-të Rajonal të Liderëve të Rinj.

Tema e këtij paneli do të jetë “Lidhja në një kohë pandemie: kërcënimet dhe mundësitë”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Gjermania, që nga sot, futet në izolim të pjesshëm,…