Qeveria e Serbisë shkarkon drejtorin shqiptar të Shëndetësisë në Preshevë
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Preshevës, Driton Salihu është shkarkuar nga kjo detyrë që mbante deri më tani.
Vendimin e ka marrë ministri i Shëndetësisë në Serbi, Zlatibor Loncar.
“Sot, me një vendim të ministrit të Shëndetësis z. Lonçar pa asnjë arsye jam shkarkuar nga posti i drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit “Presheva” në Preshevë.
Siç e dini isha i vetmi drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në gjithë Republikën e Serbisë që i përkasë kombësisë shqiptare, ndërkaq kompetencat për drejtoriatin e këtij institucioni janë bartur vite më parë në pushtetin qendror të Serbisë në Beograd. Ushtrues detyre i drejtorit është emëruar në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë Boban Spasiq.
Shfrytëzoj rastit t’i falënderoj të gjithë stafin mjekësor të shtëpisë së shëndetit për bashkëpunimin e frytshëm këto vite sa isha udhëheqës i këtij institucioni.
Gjithashtu falënderoj gjithë pacientët si dhe qytetarët e Komunës së Preshevës për përkrahjen në këto situata të rënda gjatë pandemisë globale me Covid-19. Zoti ju ruajt. Ruajeni shëndetin” shkruan Salihu në njoftim.