Qeveria e Serbisë të mundësojë sa më parë fillimin e hetimeve mbi pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi

14 maj 2023 | 12:12

“Qeveria e Serbisë të mundësojë sa më parë fillimin e hetimeve mbi pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi. Këtë e kërkon tashmë zyrtarisht edhe Parlamenti Evropian”, ka bërë me dije këshilltarja politike e kryeministrit Albin Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani.

Ajo ka treguar se në Raportin e sapomiratuar të Progresit për Serbinë, Parlamenti Evropian shpreh qartësisht nevojën urgjente për një hetim të pavarur dhe gjithëpërfshirës mbi akuzat për abuzimin e ligjeve të vendbanimit dhe diskriminimin me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi.

“Për më tepër i bëhet thirrje autoriteteve të Republikës së Serbisë t’i japin fund të gjitha praktikave diskriminuese ndaj minoriteteve dhe t’i zbatojnë marrëveshjet e fundit në kuadër të Procesit të Berlinit, pos tjerash edhe për njohjen e diplomave të Kosovës. Në shumë çështje, Raporti vërteton prirjet autoritariste të pushtetit në Serbi, në shpërputhje me vlerat dhe politikën e jashtme evropiane”, ka shkruar Sinani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës, ish-deputetja…