Qeveria e shoqëria civile kërkojnë miratimin e buxhetit për vitin 2021, Vetëvendosje kundër
Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti për kërkon që të votohet buxheti para se vendi të shkojë në zgjedhje. Derisa Lëvizja Vetëvendosje është kundër këtij hapi, nga shoqëria civile thonë se buxheti për vitin e ardhshme duhet të miratohet.
Deputeti i Vetëvendosjes! Hekuran Murati thotë se pavarësisht rëndësisë së Ligjit, qeveria në detyrë nuk mund të procedojë ligje në Kuvend.
“Kuvendi si institucion nuk komunikon me një qeveri që është në detyrë. Në këtë rast për më tepër e kemi edhe qeveri ilegale”, tha Hekuran Murati për “RTV Dukagjinin”.
Nga Partia Demokratike e Kosovës thonë se ende nuk kanë marrë vendim për këtë çështje.
Analisti Visar Ymeri thotë se nëse buxheti nuk miratohet para zgjedhjeve, ky proces do të zgjasë shumë gjatë.
“Gjëja më e mirë që mund të bëhet nga këto grupe parlamentare që janë aktualisht në Kuvend, që të ulen bashkë dhe t’i bëjnë ndryshimet e duhura në buxhet dhe ta miratojnë atë”, tha Ymeri, përcjell Telegrafi.
Miratimin ne buxhetit për vitin 2021 e kanë kërkuar edhe odat ekonomike në vend si dhe shoqatat e bizneseve./