
Qeveria e shqetësuar për vdekjen e dy qytetarëve në Obiliq
09 janar 2018
| 11:24
Qeveria e Republikës së Kosovës është e shqetësuar me informatat për vdekjen në rrethana të pasqaruara të dy qytetarëve në Babimoc të Obiliqit.
Qeveria ka kërkuar nga organet e rendit që të ndriçohet ky rast sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Po ashtu, Qeveria e Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët që mund të kenë informata për rastin të bashkëpunojnë me organet e rendit.