Qeveria e Shqipërisë gati vendimin: Pushim edhe njërit prind?

10 mars 2020 | 15:01

Pas mbylljes së të gjitha shkollave, kopshteve dhe çerdheve nga qeveria në Shqipëri, pritet t’i jepet pushim në datat 10-23 mars edhe njërit nga prindërit, që kanë fëmijë të vegjël në shtëpi.

Qeveria ka gati vendimin për pushimin e njërit prej prindërve, në mënyrë që të kujdesen për fëmijët, që nuk do të shkojnë në shkolla, kopshte e çerdhe, pas mbërritjes së koronavirusit në Shqipëri. foto galeri

Në vendimin që ka siguruar “BalkanWeb” është thënë ndër të tjera se ky vendim duhet zbatuar edhe nga punëdhënësit privatë në vend.

“Për shkak të mbylljes së çerdheve dhe institucioneve arsimore, në funksion të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit nga COVID-19, iu bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre, sipas pikës 1, të këtij vendimi”, është thënë në vendimin e Qeverisë, që mban firmën e kryeministrit Edi Rama.

foto galeri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donald Trump Jr, djali i presidentit amerikan Donald Trump, ka…