Qeveria e Shqipërisë miraton vendimin për ndarjen e 1 milion eurove për Turqinë
22 shkurt 2023
| 16:09
Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për ndarjen e 1 milion eurove ndihmë për tërmetin në Turqi në mbledhjen e kësaj jave.
Ndihma shkon për të kontribuar në rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti shkatërrues.
Në emisionin turk dedikuar mbledhjes së donacioneve për tërmetin, kryeministri Edi Rama ka dhuruar në emër të shqiptarëve shumën prej 1 mln euro.
“Nuk do të harrojmë çfarë bëri presidenti Erdogan për vendin tonë në tërmetin e 2019. Ne do të jemi me popullin turk. Ne si popull shqiptar duam të dhurojmë 1 milion euro”, ka thënë Rama.