Qeveria e Shqipërisë ndryshon buxhetin e këtij viti, më shumë fonde për shëndetësinë
22 mars 2020
| 14:45
Qeveria shqiptare ka ndryshuar buxhetin e vitit 2020, për shkak të luftës me koronavirusin.
Këshilli i Ministrave ka miratuar propozimet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për ndryshimet në buxhetin e shtetit për vitin 2020.
Përmes një akti normativ është bërë i mundur alokimin i një pakete financiare prej 12 miliardë lekë për përballimin të situatës emergjente të krijuar nga pandemia COVID-19.
Akti normativ i miratuar nga Këshilli i Ministrave ka alokuar fondet buxhetore drejt financimit të sektorit të shëndetësisë për pajisje, medikamente, materiale mjekësore dhe shërbimet e tjera te nevojshme, si dhe financimin e paketave sociale, në kuadër të saj.