Qeveria e Shqipërisë për sulmin kibernetik: Nuk janë prekur sistemet
Kryeministria e Shqipërisë ka reaguar sërish sot pas sulmit kibernetik që ka përfshirë sistemet shtetërore të të dhënave.
Në deklaratën për mediat është thënë se sulmi është konstatuar mesditën e të premtes dhe menjëherë është bërë izolimi i sistemeve qeveritare.
Sipas kryeministrisë, sulmi ngjason me atë që u është bërë sistemeve të Ukrainës në shkurt, por ka theksuar se sistemet nuk janë cenuar.
Lajmi për sulmin kibernetik është bërë me dije një ditë më parë nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.
Për këtë shkak, shërbimet online dhe sistemet qeveritare janë të mbyllura deri në neutralizimin e këtyre akteve kriminale.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Informacionit, sulmi i sofistikuar drejt sistemit të informacionit, vjen nga jashtë Shqipërisë.