Qeveria emëron anëtarët e Bordit Drejtues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë
30 prill 2020
| 22:56
Në mbledhjen e Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës, gjatë të enjtes janë emëruar anëtarët e Bordit Drejtues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë si dhe anëtarët e Këshillit Shkencor të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikatë për medie të Zyrës së Kryeministrit.
Po ashtu, janë bërë të ditur edhe emrat e personave që janë emëruar në këto pozita me dy vendime.
Anëtarët e Bordit Drejtues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në këtë përbërje:
- Nysrete Doda, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural;
- Delvina Hana, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural;
- Arsim Qavdarbasha, Ministria e Shëndetësisë;
- Dafina Gexha, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës
- Selatin Kaçaniku, Shoqata për mbrojtjen e konsumatorëve;
- Parim Bajrami, Oda Ekonomike e Kosovës;
- Valdet Gjinovci, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Dhe anëtarët e Këshillit Shkencor të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në këtë përbërje:
- Ariana Kalaveshi, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës;
- Betim Bresilla, Instituti Bujqësor i Kosovës;
- Aziz Behrami, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore;
- Imer Haziri, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë;
- Arben Mehmeti, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë.