Qeveria emëron anëtarët e bordit të KRU ‘Drini i Bardhë’
24 janar 2024
| 14:01
Qeveria e Kosovës ka emëruar të mërkurën anëtarët e Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujitjes “Drini i Bardhë”.
Arjeta Zeka është zgjedhur kryesuese, ndërsa anëtarë Ilaz Halili, Shkodran Gaxherri, Zamire Deçani-Beqiri, Rina Sylafeta-Kumnova dhe Besim Kajabegolli.
Mandati i tyre është trevjeçar. Emërimi i tyre është votuar me shumicë votash në qeveri.