Qeveria emëron Bordin Drejtues të ShSKUK-së (emrat)
26 prill 2023
| 14:13
Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti ka mbajtur mbledhjen e rregullt të 140-tën me radhë në të cilën ka miratuar shumë vendime dhe udhëzime administrative.
Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë është marrë vendim për emërimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor, Klinikë Universitar të Kosovës përbërjen si në vijim:
- Dr.Dren Boshnjaku, si përfaqësues nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës;
- Dr.Tetore Olloni, si përfaqësuese nga Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës;
- Dr.Rrezarta Bajrami, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik;
- Dr.Besim Demolli, nga Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore;
- Dr.Vjollca Kadolli, nga Shërbimi i Kujdesit Parësor Shëndetësor;
- Dr.Naim Bardiqi, si përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë;
- Në Bord është edhe një ekspert i menaxhimit shëndetësor, që zgjidhet përmes konkursit publik.