Qeveria emëron bordin e drejtorëve të Postës
21 maj 2021
| 14:23
Qeveria e Kosovës, ka emëruar sot edhe bordin e përkohshëm të drejtorëve të Postës së Kosovës.
Kryesuese e Bordit të Drejtorëve është zgjedhur Safija Beseni.
Ndërsa, anëtarë janë emëruar: Sebahate Krasniqi, Genc Rama dhe Naim Haliti.
Ky Bord do të ketë mandat të përkohshëm, deri në emërimin e bordit me mandat të plotë.