Qeveria emëron Bordin e Drejtorëve të Telekomit të Kosovës

24 korrik 2024 | 13:53

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka emëruar Bordin e ri të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës”.

Kurti gjatë mbledhjes njoftoi se të emëruarit janë: Petrit Nahi-kryesues, Rrezarta Pllana-anëtare, Sajmie Thaçi-anëtare dhe Lindita Toçi-anëtare.

Nga 70 kandidatë, në listë të ngushtë kishin hyrë 29, ndërsa në listën përfundimtare 15 kandidatë, pohoi Kurti. Theksojmë se mandati i Bordit të Drejtorëve në këtë ndërmarrje është tre vjeçar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Tomë Gashi ka thënë se sot do të kthehet…