
Qeveria emëron Bordin e “KRU Gjakova”
20 korrik 2022
| 12:20
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka emëruar anëtarët e Bordit të Drejtorëve në Ujësjellësin Rajonal “KRU Gjakova”.
Urim Gashi është emëruar kryesues i Bordit të “KRU Gjakova”.
“Urim Gashi kryesues, dhe anëtarë: Arjaneta Nura, Vildane Maloku dhe Jeton Haxhijaha”, ka deklaruar kryeministri Kurti.