
Qeveria emëron bordin e përkohshëm të Trainkos-it
12 prill 2023
| 12:49
Qeveria e Kosovës e ka shkarkuar pjesëtarin e vetëm të bordit të ndërmarrjes “Trainkos”, Nol Dedaj, duke e emëruar një bord të përkohshëm.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka propozuar që bordi i ri të ketë përbërje prej kryesuesit Riza Spanca dhe anëtarëve Astrit Mehaj, Hasan Pretreni si dhe Shaban Neziri.
Ky bord i përkohshëm është votuar nga kabineti i kryeministrit Albin Kurti.