Qeveria emëron bordin mbikëqyrës të ndërmarrjes ‘Trepça’
Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën propozim-vendimin për emërimin e Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça”.
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se procesi i rekrutimit është monitoruar nga organizatat joqeveritare dhe se anëtarët e bordit janë Mentor Berisha-kryesues, Fadil Bejta, Merita Gashi, Sadije Gashi dhe Alban Krasniqi – anëtarë.
“Komisioni rekomandues ka rekomanduar listën përfundimtare me 18 kandidat. Ky proces është monitoruar nga organizata e shoqërisë civile. Sot po emërojmë pesë anëtarë të bordit, kjo mundëson që të kemi një bord funksion dhe që të nis punën menjëherë. Duke pasur parasysh këtë arsyetim për anëtar të bordit mbikëqyrës ‘Trepça’ propozoj të emërohen këtë kandidatë: Mentor Berisha -kryesues, Fadil Bejta – anëtar, Merita Gashi – anëtare, Sadije Gashi – anëtare, Alban Krasniqi – anëtar. Mandati i tyre zgjatë katër vjet”, ka thënë Kurti.