![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/02/hidrodrini.jpg)
Qeveria emëron drejtorët e rinj në bordin e ‘Hidrodrinit’
11 janar 2023
| 11:24
Qeveria e Kosovës ka emëruar drejtorët e rinj të bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit, “Hidrodrini” në Pejë.
Kryeministri Albin Kurti, ka propozuar emrat e drejtorëve dhe vendimi u miratua me votim unanim.
Jusuf Nikçi do të jetë kryesues i bordit, ndërsa anëtarë Mevlyde Kelmendi – Begolli, Simon Balaj dhe Driton Sylça.
Kurti ka bërë me dije se mandati i tyre do të zgjasë 3 vjet.