Qeveria emëron dy anëtarë të bordit të “Ibër Lepencit”

21 maj 2018 | 12:19

Qeveria e Kosovës ka emëruar sot dy anëtarë të rinj të Bordit të Ndërmarrjes Publike “Ibër Lepenc”.

Anëtarët e rinj janë Ejup Visoka dhe Mehmet Ballazhi.

Ministri i  Zhvillimit Ekonomi, Valdrin Lluka, ka thënë se bordi nuk është funksional andaj emërimi edhe i dy anëtarëve është proces i rëndësishëm.

Mehmet Ballazhi ka qenë kandidat për kryetar të Hanit të Elezit nga radhët e PDK-së, ndërsa Ejup Visoka një kohë të gjatë ka mbajtur poste të rëndësishme në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro ka fituar edhe një tjetër…