Qeveria emëron e bordin e ri të ‘Trainkos’-it
10 janar 2024
| 10:59
Qeveria e Kosovës ka emëruar anëtarët e bordit të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore Hekurudhat e Kosovës, “Trainkos”.
Kryesues i këtij bordi është emëruar Jetmir Nuka, ndërsa anëtarë janë emëruar Vjollca Salihu, Luljeta Lutfiu, Ruzhdi Zeqiri dhe Afrim Bulluti.
“Të emëruarit kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë në pajtim me ligjin për ndërmarrjet publike dhe dispozitat tjera ligjore në fuqi”, ka thënë Kurti, duke bërë me dije se mandati i tyre është 3-vjeçar.