Qeveria emëron komisione për vlerësimin e kandidatëve për dy pozita të larta drejtuese
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, gjatë së cilës ka emëruar komisionin Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim në dy pozita të larta drejtuese.
Këto pozita përfshijnë drejtorin e Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe drejtorin Ekzekutiv në Agjencinë e Regjistrimit Civil.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin për media të Qeverisë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike, në të cilën ka emëruar komisionin Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: Drejtor i Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe komisionin Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Regjistrimit Civil”, thuhet në njoftim.