Qeveria emëron Sekretarinë e Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë

10 dhjetor 2021 | 20:07

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme e ka marrë vendim për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë për emërimin e Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të Dënuarve dhe të ish të Përndjekurve Politikë, me të cilin pas pikës 1 të vendimit, shtohen pikat për emërimin e Sekretarisë së Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë (‘’Sekretaria’’), në këtë përbërje:

1.        Shefik Sadiku,  udhëheqës i sekretarisë;

2.       Naime Sherifi, zyrtare;

3.       Myzafer Lika, zyrtare;

4.       Faik Ajeti, zyrtar.

Ky plotësim dhe ndryshim i vendimit është miratuar me qëllim të ofrimit të mbështetjes teknike dhe administrative për Komisionin dhe me qëllim të mbarëvajtjes së punës në Komision.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e  Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt,…