Qeveria formon grup punues për vettingun, raportin e dorëzojnë në tetor
22 korrik 2020
| 11:49
Qeveria e Kosovës ka votuar me shumicë të votave për themelimin e grupit punues që do të hartojë një raport përfundimtar për vettingun në drejtësi.
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se pjesë e këtij grupi punues do të jenë të gjithë akterët e sistemit të drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtarë.
Ai ka thënë se deri në muajin tetor ky grup do ta paraqesë raportin përfundimtar në lidhje me vettingun.
“Deri në muajin tetor ky grup do të përgatisë raportin përfundimtar mbi skenarët e reformës në sistemit të drejtësisë. Raporti i grupit punues do të shfrytëzohet si bazë me të cilën qeveria do të procedojë tutje”, ka thënë Selimi.