Qeveria formon komisionin ad hoc për përzgjedhjen e shefit të AShI-së
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike dhe ka emëruar një komision ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.
Qeveria ka emëruar Naim Gashin si kryesues, Naim Bardiqin, Venera Çerkinin, Ahmet Gashin dhe Besnik Aliun anëtar.
Njoftimi i plotë i Qeverisë:
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka emëruar Komisionin ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, me këtë përbërje:
1. Naim Gashi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, kryesues;
2. Naim Bardiqi, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, anëtar;
3. Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtare;
4. Ahmet Gashi, U.d. i Udhëheqësit të Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, anëtar;
5. Besnik Aliu, Ekspert i jashtëm, anëtar.