Qeveria franceze përballet me mocion mosbesimi
02 dhjetor 2024
| 18:12
Kryeministri francez, Michel Barnier, ka përdorur kompetenca të veçanta për të miratuar një projekt-ligj buxhetor të sigurimeve shoqërore pa votim nga deputetët, në një lëvizje që pritet të shkaktojë një votë mosbesimi në qeverinë e tij.
Vendimi i tij shkaktoi reagime të forta nga opozita, ku Fronti i Majtë shpalli një mocion mosbesimi, me të cilin janë dakord Alarm Kombëtar i Marine Le Pen, socialistët dhe ambientalistët.
Mosbesimi mund të ndodhë që të mërkurën.
Partitë opozitare, akuzojnë qeverinë për autoritarizëm dhe mungesë respekti ndaj procesit demokratik. Nga ana e saj, qeveria argumenton se aktivizimi i nenit ishte i nevojshëm për të shmangur vonesat e mëtejshme në marrjen e vendimeve kritike për vendin.