Qeveria gati për bordin e ri të “Trepçës”, kjo është lista e ngushtë
Kryeministri Albin Kurti sot ka marrë pjesë në rihapjen e Terminalit Doganor në hapësirat e “Trepçës”, ku po pritet të vjen edhe bordi i ri i përhershëm.
“Shtatë vjet më vonë ne po e bëjmë këtë hapje të Terminalit Doganor, po e rikthejmë në ‘Trepçë’ atë që gjithmonë i ka takuar dhe po korrigjojmë një dëm që i është bërë. Në atë kohë 24 punëtorë kanë punuar në Terminalin Doganor të ‘Trepçës’ dhe kishin mbetur pa punë atëherë kur e kishin nxjerrë jashtë kësaj hapësire Terminalin Doganor”, ka thënë Kurti.
Gazeta “Zëri” ka siguruar emrat e kandidatëve që janë kualifikuar për t’u testuar në intervistë me gojë, në procesin që po monitorohet edhe nga Ambasada Britanike.
Lista e kandidatëve ka 24 persona, të cilët janë: Selim Lulaj, Goran Laziç, Adem Zogjani, Shaqir Rexhepi, Avdyl Hasani, Muharrem Peci, Fatos Krasniqi, Fadil Begu, Xhevdet Tahiri, Kimete Gashi, Nezir Rama, Muharrem Mustafa, Hasan Fejzullahu, Shyqyri Sadiku, Bahri Hyseni, Fatmir Gërguri, Betim Elezaj, Ibrahim Krasniqi, Muhamet Sadiku, Esat Peci, Bujar Bilalli, Lulzim Rexhepaj, Safet Sadiku dhe Gëzim Kastrati.