Qeveria gjermane: Shtyhet takimi Kosovë-Serbi në Paris
21 qershor 2019
| 15:17
Qeveria gjermane i ka konfirmuar “Deutsche Welles” se është shtyrë paafat takimi Kosovë-Serbi në Paris
Në përgjigjen e shkurtër që ia ka kthyer “DW”-së një zëdhënëse e qeverisë gjermane është thënë ndër të tjera se Gjermania dhe Franca do të jetë edhe më tej në kontakt të ngushtë me Kosovën dhe Serbinë.
Në lidhje me takimin e punës së zhvilluar më 19 qershor në Berlin me përfaqësues të Serbisë, Kosovës, Gjermanisë, Francës dhe BE-së, zëdhënësja nuk ka dashur të japë sqarime.