Qeveria hap konkurs për 143 vende të përkohshme pune
08 shkurt 2019
| 11:06
Zyra e Kryeministrit, konkretisht Njësia Organizative – Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport ka shpallur konkurs publik për marrëveshje për shërbime të veçanta për 143 vende të reja të punës, në kohëzgjatje prej dy muajsh.
Konkursi është publikuar sot në të përditshmen “Epoka e re”, dhe aty mund të gjeni mënyrën se si duhet aplikuar për këto vende të punës.
Afati i aplikimit është i hapur tetë ditë nga data e publikimit (08/02/2019) deri më 15/02/2019.
/Epoka e re/