Qeveria Hoti do t’i ketë 16 ministri
01 maj 2020
| 15:20
I dekretuari për kryeministër Avdullah Hoti, ka bërë me dije se nesër (e shtunë) do ta bëjë publikë kabinetin e tij qeveritar.
Ai ka thënë se qeveria e tij do t’i ketë 16 ministri. Hoti ka thënë se janë bërë disa ndryshime tek ministria e Zhvillimit Ekonomik…, me qellim të ruajtjes se funksionalitetit të Qeverisë së Kosovës.
Këto komente, Hoti i ka dhënë në një prononcim për medie së bashku me Isa Mustafën pas mbledhjes se Kryesisë së LDK-së.