‘Qeveria Hoti konsiderohet e pazgjedhur, nuk i ka marrë 61 vota’
02 dhjetor 2020
| 11:49
Blerim Sallahu, përfaqësues juridik i Lëvizjes Vetëvendosje, në seancë e sotme dëgjimore lidhur me ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi për votimin e qeverisë, ka thënë se Kushtetuesja duhet ta rrëzojë Qeverinë aktuale.
Sallahu ka thënë se qeveria aktuale duhet të konsiderohet e pazgjedhur dhe kësisoj, sipas tij nuk ka të drejtë të funksionojë.
“Nuk mund të qëndrojë një qeveri me një votë të korruptuar. Qeveria duhet të notojë në shtratin kushtetues. Prandaj konsiderohet e pazgjedhur kjo qeveri, sepse nuk ka marrë numrin e nevojshëm të votave”, ka thënë Sallahu.