Qeveria Hoti përbën rrezik për sigurinë kombëtare
Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se qeveria Hoti e krijuar me qëllim realizimin e ndarjes së vendit sipas planit të Thaçi- Vuçiq, përbën rrezik për sigurinë kombëtare, integritetin dhe sovranitetin e vendit, për shëndetin e qytetarëve dhe të ekonomisë.
Sipas tij, manipulimet me demokracinë duke e mirëmbajtur dhe mundësuar kapjen e shtetit ndërpriten vetëm me zgjedhje të lira e demokratike, njofton Klan Kosova.
“As kjo qeveri e as ndonjë e ri-negociuar për të vazhduar kapjen nuk flet dhe nuk përfaqëson vullnetin qytetarë”.
Postimi i plotë i Abazit:
Qeveria ilegale kuislinge Koti e krijuar si rezultat e me qëllim realizimin e ndarjes së vendit sipas planit të Thaçi- Vuçic, përbën rrezik për sigurinë kombëtare, integritetin dhe sovranitetin e vendit dhe për shëndetin e qytetarëve dhe natyrisht edhe të ekonomisë. Manipulimet me demokracinë duke e mirëmbajtur dhe mundësuar kapjen e shtetit ndërpritën vetëm me zgjedhje të lira e demokratike. As kjo qeveri e as ndonjë e rinegociuar për të vazhduar kapjen nuk flet dhe nuk përfaqëson vullnetin qytetarë.