Qeveria hungareze e rregulloi hartën ku e futi Kosovën me Serbinë, Hoxhaj ka një koment
Qeveria e Hungarisë dje në një publikim për fitoret e shteteve në Lojërat Olimpike, paraqitën një hartë dhe aty nuk figuronte harta e Kosovës, pasi e kishin vendosur si pjesë të Serbisë. Për këtë reagoi ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj.
Por sot, harta u rregullua nga ana e Hungarisë.
“Harta e medaljeve olimpike e qeverisë hungareze duket se pasqyron një realitet fiktiv. Vendi i merituar i Kosovës në hartë, së bashku me medaljet e fituara, është i pamohueshëm dhe kështu do të qëndrojë. Paçit fat herën tjetër me gjeografinë.”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetet sociale pasi u bë publikimi me Kosovën si pjesë së Serbisë nga Qeveria e Hungarisë.
“Tani me ilustrimin korrekt. Urime Kosovës për medaljet e mira!”, ka shkruar Balazs Orban, i cili mban pozitën e Shefit të Kabinetit të kryeministrit hungarez Viktor Orban, i cili ishte ai që bëri publikimin i pari me hartën gabim dhe të cilit i reagoi Enver Hoxhaj në rrjetin social X.
Enver Hoxhaj, pas përmirësimit të publikimit, i falenderoi dhe e uroi Hungarinë për suksesin e madh në Lojërat Olimpike, të cilët morën 19 medalje olimpike.
Thank you 👏👏! Congratulations to Hungary for the extraordinary success in #Paris2024! #Olympics https://t.co/Y9HjTvGdRZ
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) August 13, 2024