Qeveria i ndan 300 mijë euro delegacionit shtetëror për dialogun me Serbinë
24 dhjetor 2018
| 15:35
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 300 mijë euro për delegacionin shtetëror për dialog me Serbinë të drejtuar nga Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë me dije se këto mjete do të ndahen nga rezervat shtetërore.
Po ashtu Qeveria ka miratuar edhe projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë.
/Epoka e re/