Kosova shpall “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” organizata terroriste

29 qershor 2023 | 11:56

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme i ka shpallur terroriste organizatat serbe “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada), të cilat operojnë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

“Sulmet ndaj qytetarëve e ushtarëve të KFOR, shkaktim i rrezikshëm ndaj pronës publike e private, detyrimi në marrjen pjesë në protesta të dhunshme etj, janë veprimet e ndërmarra nga këto grupe. Andaj, Mbrojta Civile dhe Brigada e Veriut shpallen organizata terroriste”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pavarësisht se…