Qeveria ia jep Komunës së Shtimes disa prona të APK-së në shfrytëzim afatgjatë

13 nëntor 2024 | 11:12

Qeveria e Kosovës ka vendosur t’ia japë në shfrytëzim afatgjatë Komunës së Shtimes, disa prona të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës (APK).

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë në mbledhjen e qeverisë se në ato prona, Komuna e Shtimes synon ta ndërtojë objektin e ri të komunës dhe disa të tjera.

Ai ka thënë në këto prona përfshihet “përfundimi i projektit tregu i gjelbër dhe ndërtimi i objektit të ri të QKMF-së, objekte rekreative sportive, pishinë dhe poligoni për çiklizëm”.

Komuna e Shtimes udhëhiqet nga Qemajl Aliu i Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e njohur, Kendall Jenner, edhe një herë ka marrë…