Qeveria ia jep Lotarisë së Kosovës mbi 150 000.00 euro

31 maj 2020 | 08:26

Qeveria në detyrë mbrëmë ka marrë vendim që të ndajë mjete financiare për pagesën e obligimeve për punonjësit e Lotarisë së Kosovës.

Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se janë ndarë mjete financiare në vlerë prej 151 mijë e 300 eurosh për pagesën e obligimeve për periudhën që nga ndalimi i aktivitetit sipas Ligjit për ndalimin e lojërave të fatit e deri më 30 prill 2020.

“Pas shqyrtimit të kërkesës së Lotarisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare për pagesën e obligimeve ndaj pagave bruto si dhe kontributit pensional të punëdhënësit për punonjësit e Lotarisë së Kosovës Sh.A., Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 151,299.95 euro për pagesën e obligimeve për periudhën që nga ndalimi i aktivitetit sipas Ligjit për ndalimin e lojërave të fatit e deri me 30 prill 2020”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK-ja), kryesia e saj, të…