Qeveria ia jep në shfrytëzim FSK-së pronat e ish-aeroportit të Dumoshit
05 mars 2024
| 14:47
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes që pronat e ish-aeroportit të Dumoshit t’i jepen në shfrytëzim Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, derisa ka përmendur pronat në fjalë, ka thënë se ato janë të një rëndësie të veçantë strategjike për vendosjen e kapaciteteve ushtarake të vendit.
“Pronat që kërkojmë t’i marrim në shfrytëzim janë prona të Republikës së Kosovës, në disa zona kadastrale si Dumosh – Podujevë, Radojevë – Podujevë, Kaçubeg-Podujevë, pra të aeroportit të Dumoshit dhe Llukar Prishtinë. Këto prona janë të një rëndësie të veçantë strategjike për vendosjen e kapaciteteve ushtarake të vendit tonë, prandaj kërkoj miratimin nga ana e juaj”, ka thënë Maqedonci.