Qeveria ia jep në shfrytëzim për 15 vite dy prona Komunës së Dragashit
08 nëntor 2023
| 10:33
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për dhënien në shfrytëzim 15 vite të pronave të kërkuara nga Komuna e Dragashit të menaxhuara nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës.
Vendimi u mor në mbledhjen e së mërkurës, me ç’rast kryeministri Albin Kurti tha se kjo kërkesë e komunës ka për qëllim ndërtimin e deponisë së mbeturinave komunale për nevoja të qytetarëve në fshatin Restelicë.
Ndërkaq ministri Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se pronat e kërkuara nga Komuna e Dragashit janë në dy parcela me sipërfaqe 13 mijë 568 metra.