Qeveria ia lejon patriarkut serb hyrjen në Kosovë

05 janar 2023 | 14:06

Qeveria do ta lejojë të hyjë në Kosovë patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.

Një vendim i tillë është marrë pas kërkesës së parashtruar nga ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq.

Në njoftimin e lëshuar nga qeveria është thënë se Porfirije do të vijë tek vendkalimi kufitare në Kosovë dhe do të hyjë pa truprojat e tij.

“Sot në mesditë, ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, kërkoi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që t’i lejohet patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe që të hyjë në Kosovë, në kuadër të përgatitjeve për festën e Krishtlindjes Ortodokse”.

“Patriarku Porfirije ka paralajmëruar që sot pasdite do të vijë te vendkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se dëshiron të hyjë pa truprojat e tij, edhe pse nuk ka bërë kërkesë për vizitë sipas dispozitave të marrëveshjes ekzistuese. Ministrit Rashiq, kryeministri Kurti iu përgjigj pozitivisht”, është thënë në njoftimin e qeverisë.

Në fund, qeveria ka thënë se “paralajmërimi i patriarkut Porfirije se planifikon të hyjë pa truproje në Kosovë është edhe një dëshmi e radhës se Kosova është vend më i sigurt se Serbia”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti nga Kosova, Arbnor Muja po kalon në një periudhë…