Qeveria ia transferon 820 mijë euro MSh-së për Covid-19
23 prill 2020
| 18:55
Qeveria në detyrë e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike) nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendime dhe dokumente nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.
Në këtë mbledhje është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për transferim të mjeteve në shumë prej 820,000 euro nga kategoria e subvencioneve te programi aftësimi specialistik dhe EVM në programin Shërbimet Përkatëse Farmaceutike dhe do të shfrytëzohen për luftimin e pandemisë Covid 19.
/Epoka e re/