Qeveria ia vazhdon mandatin drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
08 mars 2023
| 11:59
Qeveria Kurti ia ka zgjatur mandatin drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi.
Propozimi për zgjatjen e mandatit ka ardhur nga Ministria e Arsimit, bazuar në performancën dhe punën e tij të mirë në këtë institucion.
“Propozim-vendimi për rizgjatjen e mandatit të AKA-së, në kuadër të MAShTI-it. Kjo vjen bazuar në performancën e treguar nga Gashi dhe vlerësuar nga Ministria e Arsimit”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.
Ndërkohë zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku, ka thënë se gjatë tri viteve të mandatit të tij, Gashi ka pasur performancë të mirë në AKA.
Më pas, ky propozim-vendim është miratuar në mbledhjen e qeverisë, ku nuk ka pasur asnjë votë kundër apo abstenim.