Qeveria ia vazhdon mandatin edhe për gjashtë muaj Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të Dënuarve dhe të ish të Përndjekurve Politikë

21 gusht 2020 | 13:58

Qeveria e Republikës së Kosovës e udhëhequr nga Kryeministri Avdullah Hoti, ka mbajtur mbledhjen e 26-të me radhë, në të cilën ka miratuar vendime nga fushat e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Në këtë mbledhje të Qeverisë së Kosovës i është vazhduar mandati edhe për gjashtë (6) muaj Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të Ish të Dënuarve dhe të ish të Përndjekurve Politikë, në këtë përbërje:

  1. Ylber Topalli, Ministria e Drejtësisë;
  2. Artan Abrashi, Kuvendi i Kosovës, gjegjësisht Komisioni Përkatës;
  3. Isak Shabani, Ministria e Shëndetësisë;
  4. Berat Luzha, Shoqata e ish të Burgosurve Politikë të Kosovës;
  5. Defrim Rifaj, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale;
  6. Një përfaqësues nga Shoqata e Juristëve të Kosovës.

Brenda afatit prej 15 ditësh obligohet Komisioni i lartcekur që ta procedojë në Qeverinë e Republikës së Kosovës një Plan për përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të veta në pajtim me pikën 1. të këtij vendimi.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 44,400.00 (katërdhjetë e katër mijë e katërqind) euro për kompensimin e anëtarëve Komisionit të Ankesave, të Sekretarisë dhe të Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të Ish të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë, për periudhën kohore Janar-Dhjetor 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fituesi i Kupës së Kosovës në futboll, FC Prishtina, ka…