Qeveria ideale, sipas Haradinajt, duhet t’i kishte 15 deri në 18 ministri
23 tetor 2018
| 21:14
Kryeministri Ramush Haradinaj në ‘Rubikon’ të KTV-së ka dhënë propozimin e tij për një kufizim siç tha ai të qeverisë së Kosovës të përmbledhur në ligj.
Sipas tij, vetëm atëherë do të dihej se kush e ka shkelur apo jo ligjin.
Qeveria ideale, sipas Haradinajt, do të ishte me 15-18 ministri, tre zëvendëskryeministra dhe zëvendësministra të cilët do të kishin punë konkrete brenda ministrisë përkatëse.
“Jam i interesuar që të kemi ligj për qeverinë, jo në dëm se qeveria është megjithatë edhe vendimmarrje politike dhe jo në dëm të partive politike, të hapësirës por megjithatë ta kornizojmë”, ka thënë Haradinaj.