Qeveria izraelite tërhiqet: Nuk mund të konfirmojmë se foshnjeve u është prerë koka në sulmin e Hamasit
Qeveria izraelite nuk e ka konfirmuar pretendimin specifik se sulmuesit e Hamasit prenë kokat e foshnjave gjatë sulmit të tyre shokues të shtunën, tha një zyrtar izraelit për CNN, duke kundërshtuar një deklaratë të mëparshme publike.
Pretendimet e forta që bënë xhiron e medieve botërore se fëmijëve u ishte prerë koka në kibbutz të Kfar Aza u shfaqën të martën në mediat izraelite. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit më vonë e përshkruan skenën si një “masakër” në një deklaratë për CNN. Gratë, fëmijët e vegjël dhe të moshuarit u “vranë brutalisht në një mënyrë veprimi të ISIS”, tha IDF.
Tal Heinrich, një zëdhënëse e kryeministrit Benjamin Netanyahu, tha të mërkurën se foshnjat dhe fëmijët e vegjël ishin gjetur me “kokat e tyre të prera” në Kfar Aza. Një zëdhënës i IDF-së më vonë gjatë ditës tha gjithashtu se terroristët kishin prerë kokat e fëmijëve.
“Ne e dimë se ka pasur foshnja të vdekura. Ka prova se ka pasur prerje koka. Nuk e di se si t’i verifikoj numrat apo si u vranë”- tha zëdhënësi i IDF, Nir Dar.