Qeveria japoneze mendon anulimin e Lojërave Olimpike

15 prill 2021 | 12:57

Një funksionar i lartë i qeverisë së Japonisë ka konfirmuar të enjten se anulimi i Lojërave Olimpike “Tokio 2020” është ende një opsion i mundshëm.

Kjo masë ekstreme mund të merret në sekondën e fundit në rast se numri i infektimeve në këtë vend dhe në gjithë botën do të jetë i lartë. Japonia po përballet me një valë të katërt të pandemisë Covid-19, teksa numri i personave të infektuar është i lartë. Ndërkohë që, Lojërat Olimpike nisin pas 100 ditësh.

“Nëse do ta kemi të pamundur ta realizojmë këtë Olimpiadë, atëherë do të ndalemi”, u shpreh Toshihiro Nikai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe tek lapidari në…