Qeveria ka 700 milionë euro në Bankën Qendrore, ta heqë akcizën e naftës

29 mars 2022 | 07:56

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7, se qeveria duhet ta heqë akcizën për karburantet.

Ai ka thënë se qeveria ka mjete të mjaftueshme që ta përballojë heqjen e akcizës dhe ta lirojë qytetarin nga pagesa e saj.

“Akciza çka është? Rrjedh nga një fjalë holandeze. I bie vetëm taksë. Thjesht. E tash çfarë mund të bëjë qeveria. Mund ta largojë akcizën nga nafta dhe ato 60 centë t’ia lejojë qytetarit, apo t’i mbajë ato për vete nëse mendon që mund t’i shpërndajë më mirë. Por qeveria ka 700 milionë euro të paprekura në Bankën Qendrore. Ta largojë akcizën në naftë e t’i lirojë qytetarët”, ka thënë ai.

Ahmeti ka thënë se kriza me produkte ushqimore do të vazhdojë dhe se gjatë javëve të ardhshme do të rriten çmimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sistemi do të bazohej në modelin izraelit Arrow 3 dhe…